政治家や選挙は、自由に投票し、積極的に参加民主主義、変更、オンライン投票の投票で
Partia Demokratike e Shqipërisë

PD: Rama e bëri bashkëshorten e tij “kurbanin” e radhës,...

Partia Demokratike e Shqipërisë 52%

... të zbardhi faturat

 

Partia Demokratike sheh vërtet keqardhje për faktin se z. Rama në një akt burracaku bëri mbrëmë kurbanin e radhës, gruan e tij të cilën e nxori për ta mbrojtur, ndërkohë që të gjithë e dinë se dy lejet e pallatit-pajë të ndërtuar në lulishten mes pallateve janë firmosur jo nga Linda, por nga Edi Rama.

 

Partia Demokratike vazhdon t’i quajë të pazbardhura akuzat e bëra në drejtim të kryesocialistit Edi Rama lidhur me “100 milionët” e bashkëshortes së tij Linda Basha dhe ndërtimin e një pallati pesë katesh. Një ditë më parë zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha se deklaratat e bashkëshortes së kryesocialistit Edi Rama, të bëra mbrëmjen e së enjtes në një intervistë televizive, nuk sqarojnë pyetjet e ngritura nga Partia Demokratike, por thellojnë hijet e dyshimit për pasuritë e familjes Rama. Zëdhënësja Vorpsi deklaroi se zonja Rama nuk sqaroi origjinën e 100 milionë lekëve të kredisë pa interes dhe ndërtimin e pallatit. “Jam sot para jush së pari për të falënderuar znj. Rama për pohimin e saj për bashkëpunimin me Barjabën dhe sqarimin që bëri për personin që i ka dhënë 100 milionë lekë, megjithëse ne si tironca, nuk ia japim borxh motrës me akt noterial. Opinionit që priste transparence, ajo i tha që 1 milionë eurot e ndërtimit prej 900 metrash katrorë të pallatit, janë para të xhaxhait pensionist dhe të vëllait të vetëpunësuar. Po kështu, znj. Rama, nuk tha asgjë si është paguar firma e ndërtimit të pallatit dhe nuk përmendi ndonjëherë fjalët faturë, banka apo tatime, por foli vetëm për para’ gjaku duke ngritur kështu më shumë pyetje të reja rreth burimit të financimit të pallatit prej 900 m katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe kredisë 100-milionëshe që i ka dhënë së motrës. rdquo;, – u shpreh Vorpsi.

 

Florenc Drizari

 

Lexo më shumë: standard.al (Jan 19th)


martina -
それ旗no spam

ElectionsMeterのテキストの内容に関して責任を負いません。いつもの著者を参照してください。すべてのテキストElectionsMeter上に公開され、著者とは、元のソースへの参照元の名前を含める必要があります。ユーザーは、著作権侵害の通知を義務付けられている。注意してサイトのポリシーをお読みください。

 
load menu